AKK shqyrton raportet ndërkombëtare për Kosovën për vitin  2021

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), ka filluar të shqyrtojë rekomandimet edhe gjeteje nga raporte ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin institucioneve të shtetit për korrupsion

Raportet ndërkombëtare janë duke u marrë si udhërrëfyes nga AKK.

Yll Buleshkaj, Drejtor në AKK, ka thënë se “raportet e publikuara nga institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Unionit Evropian dhe organizatave me renome dhe ekspertizë ndërkombëtare në fushën e anti-korrupsionit dhe transparencës, shërbejnë si udhërrëfyes për orientimin e AKK në zbatimin e mandatit të vet ligjor’’.

Departamentit Amerikan i Thesarit në dhjetor të vitit 2021, kishte publikuar raportin për Kosovën mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut të hartuar nga Zyra për të Drejta të Njeriut dhe Punës e Departamentit të Shtetit. Raport për Kosovën, gjithashtu kishte nxjerrë edhe “Freedom House”.

Yll Buleshkaj, Drejtor në AKK

Raportet e lartë përmendura, AKK-ja po i shqyrton vetëm segmentet e këtyre raporteve, të cilat lidhen me fushe veprimtarinë e AKK-së.

Në komunikatën e lëshuar nga AKK-ja bëhet e ditur se kjo e fundit vepron vetëm në bazë të mandati të saj ligjor edhe këto shqyrtimi po bëhen me qëllimi se mos ndonjëri nga “individët e listuar si pjesë e krimit të organizuar ndërkombëtar me bazë në Kosovë të theksuar në raportin e Departamentit Amerikan të Thesarit, është apo ka qenë zyrtarë i lartë në Kosovë në mënyrë që të inicioj verifikime sipas ligjit”.

Raporti që flete për të drejtat e Njeriut ka theksuar se mandati i AKK-së është për të luftuar korrupsionin dhe rritjen e transparencës së nivelit të lartë të sektorit publik, i njëjti raport konfirmon edhe shqetësimet që i ka pasur AKK ndër vite për mos ndëshkim të zyrtarëve që kanë bërë shkelje të ligjit.

Sipas raportit të “Freedom House” për Kosovën, janë marrë parasysh shqetësimet e AKK-së për nevojën e koordinimit më të mirë në mes institucioneve me mandat luftimin e korrupsionit në vend.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika