Antidroga arreston tre persona në Prishtinë, të dyshuar për shitblerjen e substancave narkotike

Foto nga PK

Policia e Kosovës, pas një operacioni në Prishtinë, ka arritur pasditen e së hënës, të arrestojë tre persona të cilët dyshohej se shisnin dhe blinin në mënyrë të paautorizuar substanca narkotike.

Policia ka pranuar një informatën se në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtine disa persona dyshohet se janë duke bere shitblerjen e substancave narkotike.

Sipas një komunikate për medie të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë ndaluar me një veturë, ku janë gjetur dy qese me substancë narkotike të llojit Marihuanë, derisa pas bastisjes së pronave të tre të dyshuarve, janë gjetur gjithsej 660 gramë substancë narkotike të llojit të njëjtë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 660 gram substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë, tre telefona, një peshore dhe foli për paketimin e substancës narkotike.

“Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej dëshmitë si në vijim: Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 435 gram, Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 80 gram, Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 75 gram, Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 70 gram, Tre (3) telefona mobil, Një (1) peshore dhe Folie për paketimin e substancës narkotike. Në total janë gjetur dhe sekuestruar (660) gram substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

 

Policia gjithashtu ka njoftuar se të dyshuarit me vendimin e prokurorit, pas procedurës së intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika