Arrestohen dy serbë në veri, dyshohet se tentuan të kryejnë vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës në orët e para të së martës ka arrestuar dy serbë për tentativë për vjedhje

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të nacionalitetit serb në Mitrovicën Veriore, pasi dyshohet se kanë tentuar të kryejnë vjedhje të rëndë.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur këtë të martë, dhe rreth orës 01:48 ka marrë informacion se dy persona po thyejnë xhamat e disa kioskave në treg afër urës kryesore në rrugën “Kollashini” në Mitrovicën Veriore.

“Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe angazhimeve të saj ligjore në ruajtjen e sigurisë, ka pranuar informatën se në tregun te ura kryesore, rruga “Kollashini”  Mitrovicë veri, dy persona të dyshuar janë duke thyer xhamat e disa kioskave, menjëherë patrulla policore në detyrë nga stacioni policor Mitrovicë veriu ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur në lokacionin e raportuar, aty janë vërejtur dy personat e dyshuar, mirëpo të njëjtit sapo kanë parë policinë kanë arritur të ikin/ largohen me shpejtësi nga ai lokacion”, ka njoftuar policia.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, por më pas të dyshuarit kanë ikur, ndërsa policia ka vazhduar t’i ndjekë dhe më pas i ka arrestuar.

“Zyrtarët policor në funksion të parandalimit të vjedhjes dhe arrestimit të personave të dyshuar kanë vazhduar ndjekjen e personave të dyshuar dhe pas një pune të mirë profesionale kanë arritur që rreth orës 02:30, t’i ndalojnë dy të dyshuarit në rrugën “Kral Petri””, thuhet tutje në njoftim.

“Dy personat e arrestuar m/serb me iniciale (A. R. dhe L. V.), janë shoqëruar dhe janë sjellë në Stacionin Policor Mitrovicë veri. Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar i cili ka njoftuar edhe Prokurorin kompetent”.

Rasti është iniciuar “Vjedhje e rëndë në tentative” dhe me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika