Arrestohen tre persona, dyshohet se tentuan t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarë policorë

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur, se janë arrestuar tre persona të premten e 25 nëntorit, pasi të njëjtit kishin sulmuar një mashkull kosovar dhe ishin dërguar në stacion policor. Gjersa, në stacionin policor në Istog gjatë arrestimit dhe intervistimit të njëjtit dyshohet se i kanë kanosur dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarë policorë

Policia e Kosovës-Ilustrim





Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona të cilët kishin sulmuar fizikisht një viktimë mashkull kosovar dhe të njëjtit gjatë arrestimit dhe intervistimit i kanë kanosur dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarë policorë.

Rasti siç tregohet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ka ndodhur brenda në objektin e stacionit policor në Istog.

Rasti ka ndodhur të premten e 25 nëntorit rreth orës 21:30.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, gjersa nga PK njoftojnë se rasti është duke u hetuar.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & SULM- Istog 25.11.2022-21:30. Tre të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar dhe të njëjtit gjatë arrestimit dhe intervistimit i kanë kanosur dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarët policorë brenda në objektin e stacionit policor. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika