Arrestohet i dyshuari në Pejë për “vrasje të rëndë”

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për veprën penale "vrasje e rëndë", pasi i njëjti dyshohet se e ka goditur për vdekje me veturë një person në Pejë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për veprën penale “vrasje e rëndë”, pasi i njëjti dyshohet se e ka goditur për vdekje me veturë një person në Pejë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës aksidenti ka ndodhur të mërkurën në orën 17:25 në rrugën “Agim Binak Qelaj”, ku viktima dyshohet se është goditur qëllimshëm.

Viktima dhe i dyshuari janë shtetas të Shqipërisë.

“Është arritur të arrestohet i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se qëllimisht me veturë kishte goditur viktimën mashkull poashtu shtetas i R. Shqipërisë. Si pasojë e plagëve te marra nga aksidenti, viktima ka ndërruar jete në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport të PK-së.

 

Arrestohet i dyshuari që goditi për vdekje një person në Pejë

S.J. fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar më pas. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimisht me veturë

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika