Bajrami thotë se disa policë këtë muaj kanë pranuar pagat me ulje

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kanë marrë detaje se si i kanë marrë pagat punëtorët e sektorit publik, dhe sipas saj, diferenca është 50 deri në 60 euro, dhe nuk është ashtu siç ka premtuar Qeveria e Kosovës me koeficientin e ri, i cili duhet të jetë deri në 100 euro

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se këtë muaj disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, jo vetëm që nuk kanë marrë paga të barabarta, por e kanë marrë edhe pagën me ulje.

Ajo ka thënë se gjatë ditës së parë të muajit mars, kanë pranuar detaje se si punëtorëve të sektorit publik u janë kredituar pagat në llogaritë e tyre, dhe, sipas saj, diferenca është 50 deri në 60 euro dhe nuk është siç ka premtuar Qeveria e Kosovës me koeficientin e ri që diferenca të jetë deri 100 euro.

“Ne kemi marrë sot gjatë gjithë ditës detaje se si njerëzve u janë kredituar pagat në llogaritë e tyre, dhe diferenca është 50 deri në 60 euro assesi nuk është deri 100 euro. Po flas për mësimdhënësit nga klasa 10 deri në klasës e 12-të, ndërkohë që për mësimdhënësit klasa 6-të deri në 9-të shkolla fillore e ulët është me rritje page vetëm 90 euro, gjë që premtimi nga kryeministri është që kjo rritje do të jetë 167 euro. Ndërsa, gjithë policëve sot pagat u kanë dalë nëse jo të barabarta, u kanë dalë edhe më të vogla”, është shprehur Bajrami, në emisionin FIVE.

Kujtojmë se, të martën e 28 shkurtit dhe të mërkurën më 1 mars, ka pasur reagime të shumta lidhur me pagat që i janë dhënë sektorit publik.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për përcaktim të shtesave, procesi i mbledhjes së të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, dhe sipas njoftimit, këto shtesa për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars.

Në lidhje me këtë njoftim, Bajrami e LDK-së ka thënë se është vetëm sa për amortizim të pakënaqësive.

“Ne e kemi parë njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kam shumë frikë se është vetëm për amortizim të pakënaqësive, sepse konkretisht flet vetëm për tri shtesa”, ka deklaruar ajo.

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme, më 28 shkurt, kishte njoftuar se të gjithë zyrtarët publikë se do të disbursohen pagat e para sipas Ligjit për Paga, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika