Balotazhi presidencial në Turqi

Në Turqi po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Në Turqi po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, që përfaqëson një sprovë të fortë për udhëheqjen prej afro dy dekadash të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Më shumë se 64 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin midis presidentit aktual dhe kandidatit të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu, shkr5uan VOA.

Erdogan votoi në Stamboll ndërsa kundërshtari i tij Kilicdaroglu votoi në Ankara.

Sipas sondazheve paraprake gara do të jetë shumë e ngushtë. 69 vjeçari Erdogan sfidoi anketimet paraprake dhe kryesoi në raundin e parë të votimeve, të 14 majit me një përqindje më të lartë mbështetjeje se kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu, por nuk ia doli të siguronte më shumë se 50 për qind të votave të nevojshme për t’u shpallur fitues dhe për të shmangur balotazhin presidencial.

Erdogan fitoi 49.4 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave.

Kjo ishte hera e parë në 20 vjet sa është në pushtet që Erdogan nuk fitoi zgjedhjet që në raundin e parë.

Këto zgjedhje nuk do të përcaktojnë vetëm udhëheqësin e Turqisë, një vend anëtar i NATO-s me 85 milionë banorë, por edhe se si do të qeveriset, cila do të jetë e ardhmja e saj ekonomike, ndërsa vlera e monedhës vendase ka shënuar rënie të madhe.

Zgjedhjet do përcaktojnë edhe se si do jetë politika e jashtme e Turqisë, një vend që ka zemëruar Perëndimin duke forcuar marrëdhëniet me Rusinë dhe vendet e Gjirit.

74 vjeçari Kilicdaroglu, është kandidat i aleancës opozitare i përbërë nga 6 parti dhe udhëheq Partinë Popullore Republikane.

Ai ka premtuar rikthimin në sistemin parlamentar të qeverisjes, nga sistemi presidencial ekzekutiv i zotit Erdogan, i miratuar me referendum në vitin 2017, si dhe ka premtuar se do të ndryshojë politikën e jashtme të Turqisë duke forcuar lidhjet me Perëndimin dhe rishikim të politikave ekonomike të vendit.

Turqia strehon numrim më të madh të refugjatëve në botë, me rreth 5 milionë emigrantë, nga të cilët 3.3 milionë janë sirianë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Zoti Kilicdaroglu është zotuar të kthejë refugjatët sirianë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika