Begaj nderon Rita Orën me titullin “Naim Frashëri”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nderuar artisten e mirënjohur Rita Ora me titullin "Naim Frashëri". Begaj ka shprehur konsideratën e tij për të gjithë përkushtimin e artistes për artin dhe kulturën

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe artistja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë së hënës së pesë shtatorit ka nderuar artisten Rita Ora me titullin “Naim Frashëri”.

“Kënaqësi të nderoja sot me titullin e lartë “Naim Frashëri” artisten e mirënjohur Rita Ora, për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale”, shkruan Begaj.

Pamje gjatë dëgjimit të himnit kombëtar

Tutje, presidenti Begaj ka shprehur konsideratën e tij për të gjithë përkushtimin e artistes Rita Ora për artin dhe kulturën.

Begaj ka përfunduar duke thënë se e ka inkurajuar që të sjellë për botën, por edhe për kombin tonë “shembullin se si arti vendos ura komunikimi në të gjitha dimensionet, bashkon njerëzit dhe shëron zemrat”.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe artistja e mirënjohur, Rita Ora

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika