Beqa: Kurti është i rrëzuar dhe i dorëzuar

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, është “i rrëzuar” dhe “i dënuar”. Ai ka thënë se ata kanë një kandidat serioz, që, sipas tij, nuk ka qëllim ta rrëzojë kryeministrin aktual, por “për ta nxjerrur Kosovën nga kriza ekonomike"

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, për seancën e sotme në Kuvend, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “i rrëzuar” dhe “i dorëzuar”.

Deputeti ka thënë se PDK-ja tashmë është konsoliduar dhe se sipas tyre, kanë një kandidat serioz, bëhet fjalë për Bedri Hamzën.

“Ne kemi kryeministër folklorik, teorinë e njeh mirë edhe kurgja ma shumë… Kryeministri është i rrëzuar dhe i dorëzuar. Kryeministri është i dorëzuar, i ka numrat ia kanë dhënë qytetarët. PDK ështe konsoliduar, kemi kandidat serioz. Hamza nuk ka ardhë me rrëzu Albin Kurtin, por që mos me dëmtu Kosovën më shumë Albin Kurti. Me ia dhënë Kosovës një kryeministër që e ka guximin e dijen për ta nxjerrur Kosovën nga kriza ekonomike”, ka thënë Beqa në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Ndërsa, lidhur me seancën e sotme në Kuvend, deputeti është shprehur se nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, u emocionua në momentin kur thirri sigurimin për deputetët Zyba dhe Shala.

Sipas tij, kjo parti gjatë këtyre vjetëve të qeverisjes kanë pasur disa herë komsione hetimore e që kanë vënë në pah dyshimet e tyre.

“Ne kemi kërkuar gjatë tre vjetëve të fundit dhe kemi pasë disa herë komsione hetimore që kanë vënë në pah dyshimet tona që i kemi pasur si grup parlamentar, por edhe të grupeve tjera opozitare. Ne kemi ngritur çështjen kur kemi pasur probleme me energji elektrike, kur kishim zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes që ishin të kyçur në atë situatë, siç ishte rasti me ambasadorin Martin Berishaj, me ish-kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Këta, fatkeqësisht krijuan një precedent jo të mirë në institucione, këta dilnin dhe i mbronin – Nagipin dhe Martinin. Tani Nagipin nuk po mund ta mbrojnë, sepse ka argumente dhe Martinin ende po e mbrojnë”, ka thënë tutje Beqa.

Beqa ka shtuar se raporti i fundit i DASH-it për Kosovën pasqyron gjendjen reale të kualitetit të qeverisjes në Republikën e Kosovës.

“Ky raport pasqyron mënyrën e qeverisjes së kësaj Qeverie dhe kemi parë që në këtë raport 1/3 e qeverisë janë nën hetime, janë të dyshuar. Kemi një qeveri e cila përzihet në kompenteca të të tjerëve, e deri tek mediat bën kërcënime, mos të flasim për shprehjen e lirë dhe interferim në drejtësi…”, është shprehur mes të tjerash deputeti.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika