Berisha: Rendi kushtetues është i cenuar, presidentja është përgjegjësja e parë e këtij cenimi

Hisen Berisha – Deputet i PDK-së

Hisen Berisha nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka deklaruar se rendi kushtetues i Republikës së Koosvës sështë i cenuar dhe për këtë, përgjegjëse të parë e ka emëruar Presidenten Osmani.

Në “FIVE” të RTV Dukagjini, Berisha ka deklaruar se nëse Kryeministri Kurti i referohet marrëveshjeve të kaluara dhe vendimit të Kushtetueses për formimin e Asociacionit, Kosova do të shpëtonte. Por për rendin kushtetues të kësaj të fundit, ai thotë se tashmë është cenuar.

“Nëse ky i përmbahet marrëveshjes së vitit 2015 dhe gjykimit të Kushtetueses për atë marrëveshje për Statutin dhe Asociacion atëherë ne e shpëtojmë Kosovën nga një dezorganimim juridik dhe kushtetues. Por nëse ai vazhdon me kokëfortësinë e tij dhe do bëjë diçka të re dhe kjo e reja… neni 7 nuk realizohet pa e cenu Kushtetutën. Rendi kushtetues në Kosovë është i cenuar dhe presidentja është përgjegjësia e parë e këtij cenimi përkundër tendencës për të dal tash e për të thënë se është e pakënaqur me marrëveshjen e Ohrit.”, ka deklaruar ai.

Lidhur me zgjedhjet në komunat në veri të vendit, Berisha ka deklaruar se zgjedhjet vënë në pikëpyetje stabilitetin gjersa e rithotë një deklaratë të tijën për inskenimin e një situate alarmante e ila sipas tij, mbetet në interes të liderëve.

“Zgjedhjet janë një komponent që vënë në pikëpyetje stabilitetin politik edhe aspektin e sigurisë sepse janë shëndrruar nën një pretekt të përplasjeve në veri…Kam deklaruar se në të ardhmen e afërt…do të inskenohet një situatë alaramante sepse gjendja konfliktuoze është në interesin e të dy qendrave, e të dy liderëve..për ta mbajtur një status quo që po iu konvenon, për ti përmbushur objektivat politike që kanë vendosur e që në shtetin tonë janë ndesh me kushtetutën…”, ka deklaruar ai.

Berisha thekson se Kurti duhet të gjejë kurajon për të parë obiligimet e tij gjersa përmend një shembull sipas të cilit ai thekson se kryetarët e komunave në veri, pas zgjedhjeve të mbajtura, mund të humbin legjitimitetin.

“I mbajmë zgjedhjet, ishin 9 kandidatë në të gjitha komunat, 13 apo 19 vende zgjedhore sa ishin,e  gjitha në rregull. Gjithë aspekti ligjor-formal është në rregull, mbahen zgjedhjet. Po supozojmë që zgjedhen kryetarët e komunave. Asambleistat që janë larguar janë zëvendësuar me listën e pritjes dhe kur zgjedhet dikush kryetar për komunën X (Zveçan, Leposaviq e të tjera) I ka 30 ditë afat të betohet paraasamblesë. Nëse nuk vine asmablistat e Listës Srpska, cili është efekti i zgjedhjes, pas 30 ditësh ky e hup afatin, legjitimitetin pra kjo trgon se kjo po bëhet me tregu gjoksin, të thuash se po e zbatoj Kushtetutën por cili është efekti politik….”, ka thënë Berisha.

E kur flitet për sigurinë, Berisha thotë se në aspektin social-ekonomik, siguria e Kosovës është e rrezikuar duke pasur parasysh numrin e të diplomuarëve që migrojnë jashtë vendit. Jo më pak e sigurt mbetet edhe aspekti politik për qeverisjen aktuale të së cilës,Berisha thekson se nuk janë nujmrat ata që funksionojnë në Kuvend por kompromisi.

KQZ-ja ka miratuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative apo të vendosura në kontenjerë.

Lista e qendrave të votimit është përgatitur në koordinim me organet e sigurisë së Kosovës. Ndërkaq, zgjedhjet do të mbahen më 23 prill të këtij viti.

Shteti siguron 19 vendvotime për zgjedhjet në veri, 13 prej tyre në kontejnerë

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika