Biden viziton memorialin kushtuar viktimave të sulmit në Teksas

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, vizituan qytetin Uvalde të Teksasit, ku u takuan me banorët dhe vizituan një memorial kushtuar 19 nxënësve dhe dy mësimdhënëseve që u vranë në sulmin në një shkollë fillore

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, pranë memorialit kushtuar viktimave të sulmit në Teksas.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, kanë vizituar qytetin Uvalde të Teksasit, ku teksa janë takuar me banorët, kanë vizituar edhe një memorial kushtuar 19 nxënësve dhe dy mësimdhënësve që mbetën të vrarë nga sulmi në një shkollë fillore.

Për Biden, kjo është hera e dytë që brenda dy javëve të fundit viziton dy qytete amerikane për të ngushëlluar banorët pas të shtënave masive.

Biden ka vendosur lule të bardha pranë shkollës ku kishte ndodhur sulmi.

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, pranë memorialit kushtuar viktimave të sulmit në Teksas.

Më 28 maj, gjatë një fjalimi në Universitetin e Delauerit, Biden kishte deklaruar se “ligësia erdhi në klasat e shkollës fillore në Teksas dhe në atë dyqan ushqimor në Nju Jork, në shumë vende ku kanë vdekur njerëz të pafajshëm”, shkruan CBC.

“Ne duhet të qëndrojmë të fortë. Ne nuk mund të zhdukim tragjedinë, e di, por ne mund të sigurohemi që amerikanët të jenë më të sigurt”, kishte thënë ai.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në Uvalde, në jugperëndim të shtetit, ditën e martë të 24 majit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, pranë memorialit kushtuar viktimave të sulmit në Teksas.

Autori i armatosur nga Uvalde, ka qëlluar dhe ka vrarë në mënyrë të pakuptueshme 21 persona, pastaj edhe 18-vjeçari u vra nga oficerët kundërpërgjegjës, ka thënë Abott.

Spitali përkujtimor në Uvalde ka bërë të ditur se janë pritur 13 fëmijë me ambulancë për trajtim, ata kanë bërë të ditur se dy studentë vdiqën, ndërsa në një spital tjetër, në Spitalin Universitar, një grua 66-vjeçare ishte në gjendje të keqe.

Ky sulm erdhi disa ditë pas sulmit në një supermarket në Buffalo të New York-ut, ku ishin vrarë rreth 10 persona.

Biden mban fjalim për vrasjet masive të 24 majit në Teksas

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika