Blinken për dialogun Kosovë-Serbi: Është i vetmi shteg i duhur

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar nga Tirana se dialogu Kosovë-Serbi është shtegu i vetëm i duhur dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja. Ai ka përgëzuar Shqipërinë për rolin e saj në stabilitetin rajonal dhe ka theksuar se integrimi rajonal është shtegu që sjell një të ardhme më të mirë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nga Tirana ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi është shtegu i vetëm i duhur.

Blinken ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbia, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i duhur. Madje shtegu i vetëm i duhur dhe jemi të angazhuar të mbështesim të dyja vendet. Teksa ata përshkojnë atë shteg.

Por gjithashtu të përgëzoj rolin e Shqipërisë, pasi ka qenë një forcë për stabilitet rajonal për integrim rajonal për integrim rajonal. Ky është shtegu që kaq qartazi i sjell të gjithë drejt një të ardhme më të mirë. Ne e dimë se cila është alternativa, pasi e kemi përjetuar. Prandaj jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mbështetur vendet e Ballkanit që të ndërmarrin këtë shteg dhe mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Blinken.

Më tej, Blinken ka shtuar se nuk mund të ketë një përsëritje të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë viteve të ’90-ta.

“Kur nisa të punoja në DASH dhe në Shtëpinë Bardhë, para 30 vjetësh. Sfida që kishim gjatë administratës së presidentit Clinton ishte Ballkani. Fillimisht ishte Bosnja e Hercegovina. Më pas Kosova…. Kështu që shumë prej nesh një historia që shkon thellë dhe është e gjatë. Dhe kush më shumë se sa presidenti Biden. Kështu që jemi persona që kemi këtë nocion që nuk mund të shkojmë prapa në të shkuarën. Nuk mund të kemi një përsëritje të të asaj që kemi parë dhe atë që tejet shumë njerëz e kanë përjetuar shumë njerëz gjatë viteve ’90. Prandaj jemi angazhuar t’i mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e vendeve të BP me njërin-tjetrin dhe Evropën”, ka shtuar Blinken.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika