Boris Johnson zbarkon në Mbretërinë e Bashkuar për të “hyrë në garë për kryeministër”

Boris Johnson është kthyer nga pushimet në Karaibe për në hyrë në garë për për të zëvendësuar Liz Truss si lidere konservatore, rrjedhimisht, për të hyrë edhe në garë për kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar

Boris Johnson, ish-kryeministër i Mbretërsisë së Bashkuar

Ish-kryeministri Boris Johnson u kthye në Britani të shtunën pasi ndërpreu pushimet në Karaibe për të hyrë në garën për të zëvendësuar Liz Truss si lidere konservatore, raportuan mediat në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo do të shënonte një përpjekje të guximshme për t’u rikthyer në pushtet nga Johnson, i cili u largua nga detyra vetëm në fillim të muajit të kaluar, pasi dhjetëra dorëheqje nga qeveria e tij pas një mori skandalesh që çuan në largimin e tij.

Rishi Sunak ka mjaft mbështetës për të kandiduar, Boris Johnson seriozisht po ndjek një rikthim

Ndërkaq, Rishi Sunak u bë kandidati i parë për udhëheqje konservatore që siguroi mbështetjen e 100 deputetëve të premten mbrëma, ndërsa mbështetësit e Boris Johnson filluan të paralajmëronin për një mospërputhje.

Ish-kancelari arriti pragun rreth orës 22:00, sipas një burimi të fushatës, që do të thotë se ai do të jetë në fletën e votimit për votimin e së hënës. Ekipi i tij tani kërkon miratimin e shumicës së deputetëve konservatorë.

 Ish-zëvendëskryeministri i Boris Johnson, Dominic Raab, po mbështet Rishi Sunak si kryeministër i ardhshëm.

Sunak ende nuk ka deklaruar se do të kandidojë – por Raab është “shumë i sigurt” se do ta bëjë.

Ai thotë për BBC Breakfast se ekonomia është “çështja kritike” dhe “Rishi kishte planin e duhur në verë dhe mendoj se është plani i duhur tani”.

Raab mendon se Johnson mund të kthehet përfundimisht në politikën e vijës së parë, por thotë se është e pamundur ta bëjë këtë ndërsa ai përballet me një hetim parlamentar nëse ka mashtruar deputetët për thyerjen e rregullave të Covid.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika