Britania do të dërgojë 8 mijë trupa në Evropën Lindore

Britania e Madhe do të dërgojë rreth 8 mijë trupa ushtarak, që do t'i bashkohen një sërë stërvitjesh në të gjithë Evropën këtë verë, për të kundërshtuar agresionin rus në Ukrainë

Rreth 8 mijë trupa të ushtrisë britanike do të marrin pjesë në një stërvitje në të gjithë Evropën Lindore për të luftuar agresionin rus.

Dhjetëra tanke do të vendosen në vendet që variojnë nga Finlanda në Maqedoninë e Veriut këtë verë.

Ata do të bashkohen me mijëra trupa nga Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Forca e Përbashkët Ekspeditare e Mbretërisë së Bashkuar (JEF), e cila përfshin Finlandën dhe Suedinë.

Ky do të jetë edhe një prej zbarkimeve më të mëdha të trupave ushtarake britanike që prej Luftës së Ftohtë.

Ishte sekretari Mbrojtjes, Ben Wallace, ai i cili e dha lajmin, ka theksuar se këto stërvitje do të ishin edhe “një shfaqje e solidaritetit dhe fuqisë, e cila do ta pengojë agresionin në një shkallë që nuk është parë asnjëherë në këtë shekull në Evropë, shkruan BBC, transmeton RTV Dukagjini.

Ben Wallace, Sekretar i Shtetit për Mbrojtjen që nga 24 korriku 2019

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se aksioni ishte planifikuar prej kohësh por shkalla e stërvitjeve është rritur duke parë situatën e krijuar nga pushtimi rus në Ukrainë muajt e fundit, dhe se numrat ushtarakë në trajnime, të cilët do të angazhohen, kanë parë rritje shumë të madhe.

Komandanti i ushtrisë në terren, gjenerallejtënant Ralph Wooddisse, ka thënë se “Mbretëria e Bashkuar jep një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e Evropës dhe parandalimin e agresionit rus.

Gjenerallejtënant Ralph William Wooddisse, i Ushtrisë Britanike

“Mbretëria e Bashkuar jep një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e Evropës dhe parandalimin e agresionit rus, dhe se seria e stërvitjeve të ushtrisë britanike është thelbësore për të dyja”, ka thënë Wooddisse për The Guardian, transmeton RTV Dukagjini.

Ushtarët do të bashkojnë forcat me aleatët në të gjithë NATO-n dhe aleancën e Forcave të Përbashkëta të Ekspeditës, e cila përfshin Finlandën dhe Suedinë. Stërvitje së bashku me trupat amerikane po zhvillohen edhe në Poloni. Ndërsa, ushtarët nga gjithë Evropa, do të bashkohen në ekspedita të ndryshme, përfshi në vende si Finlanda apo Suedia.

Këto të dyja, së fundmi, po mendojnë aplikimin për anëtarësim në aleancën e NATO-s, të cilat kanë rënë dakord që të paraqesin aplikime të njëkohshme për anëtarësim NATO, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fillim të muajit të ardhshëm.

Gjithashtu nga ky aplikim, Moska ka thënë se do të detyrohet të forcojë mbrojtjen e saj në Detin Baltik nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s, duke përfshirë vendosjen e armëve bërthamore.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika