Bytyqi për liberalizimin e vizave: BE-ja nuk mund të vazhdoj me refuzime sikur në të kaluarën

Lufta në Ukrainë dhe ndikimi i Rusisë e i Kinës, e ka zgjuar interesimin e Bashkimit Evropian(BE) për Ballkanin Perëndimor (BP) sipas profesorit Seb Bytyqi. Ai ka shtuar se BE-ja në të kaluarën nuk e kishte përfillë rolin e saj në BP, gjë që i ka kushtuar me prishjen e imazhit të saj dhe përmirësimin e pozitës gjeopolitike të rivaleve të saj në këtë rajon

Seb Bytyqi, profesor

Profesori Seb Bytyqi, ka folur rreth raportit të progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian, ku ka thënë se raportit është i mirë për Kosovën. Sipas Bytyqit, raporti i progresit e vë theksin të stabiliteti politik.

Bytyqi ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, që sipas tij, Bashkimi Evropian (BE) ka nisur një fushatë që ta përmirësojë imazhin e tij në Ballkanin Perëndimor.

“Bashkimi Evropian ka arritur një mirëkuptimi se duhet ndryshuar se nuk mund të vazhdohet me refuzime sikurse në të kaluarën”, ka thënë Bytyqi, teksa ka shtuar se Gjermania dhe Franca kanë arritur pajtim që një çështje e tillë të përfundohet duke e aprovuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndër të tjera ai ka theksuar se BE-ja në të kaluarën nuk e kishte përfillur rolin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe kjo kishte ndikuar që BE-ja të kishte një imazh jo të mirë në Kosovë.

Profesori Bytyqi ka shtuar se për shkak të neglizhencës se BE-së në Ballkanin Perëndimor ishte rritur edhe ndikim nga Kina e Rusia.

“BE-ja, Kinën dhe Rusinë i sheh si rival, që të mos themi armiq. Me nisjen e luftës në Ukrainë, BE-ja e ka parë se nuk është e garantuar pamja apo imazhi i mirë në Ballkanin Perëndimor ose besnikëria. Me të vërtetë duhet t’i shpërblej shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai.

Ai ka përfunduar duk shtuar se BE-ja ka ndërruar qasjen e saj tani. Ajo do t’i shpërblejë shtetet që punojnë, edhe për të ruajtur orientimin Perëndimor, duke i ua vlerësuar punën e tyre në rrugën integrues.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika