Caka: Radojçiqi është vrasësi i tre gjakovarëve, ka qenë barbar në Gjakovë

Ish i burgosuri politik, Afrim Caka, ka ndarë dëshmitë e tij në emisionin “FIVE” në lidhje me krimet e luftës që janë kryer nga serbët dhe serbo-malazezët. Ai ka treguar se ka dëshmi për krimet e, Milan Radojçiqit, i cili ka vrarë tre gjakovarë

Ish i burgosuri politik, Afrim Caka

Ish-i burgosuri politik, Afrim Caka, në emisionin “FIVE” ka treguar për dëshmitë që i ka ndaj serbëve dhe serbo-malazezëve që kanë bërë krime lufte në Kosovë.

Caka ka thënë se ka dëshmi, gjithashtu, edhe vetë është dëshmitar që krimineli Milan Radojçiq ka vrarë tre gjakovarë, dhe se në Gjakovë, ai ka qenë barbar.

“Milan ka qenë vrasës dhe kriminel në Gjakovë, për qeto tri vrasje i kam parë me sy. Por, për familje tjera që s’e kanë njohur, nuk kam mundur me jua qit fotografinë… kam marrë dëshmi nga dëshmitarët okularë. Ky ka qenë i kamufluar mirë me rroba të kamuflimit, grupin e eskadronit të vekdjs e ka udhëhequr ky. Milani është vrasës i tre gjakovarëve. E kam parë duke gjykatë me armë, me kallash ka shtirë, dyert e oborrit kane qenë të hapura. Unë të gjitha dëshmitë i kanë të frimosura nga dëshmitarët okularë”, ka treguar Caka.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika