Cilat janë kërkesat e sindikatës së re të KEK-ut?

Nexhat Llumnica, përfaqësues i Sindikatës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka bërë të ditur se punëtorët e KEK-ut janë në kërkim të ngritjes së pagave, pasi nuk janë ngritur që nga viti 2018

I ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” ishte Nexhat Llumnica nga Sindikata e re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Ai ka thënë se punëtorët e KEK-ut kanë shprehur kërkesat e tyre për ngritje të pagave, duke theksuar se ato nuk janë rritur që nga viti 2018.

“Kërkesat për ngritje të pagave që në fakt nga viti 2018 e tutje punëtorët e KEK-ut nuk kanë pasur ndonjë ngritje. Sukseset e kompanisë vetëm vitin 2022 i kemi pasur mbi 100 milionë euro profit dhe ai profit apo sukses nuk është ndarë me punëtorët, pra që është një diçka jo e mirë për punëtorë dhe humb vullneti për punë”, ka thënë Llumnica.

Tutje, ai ka theksuar se ka ndryshuar tregu i punës, pasi “fuqia punëtore mungon dhe për punë të njëjtë në sektorin privat paguhen shumë më shumë sesa në KEK”.

Llumnica theksoi se interesimi i qytetarëve të punojnë në KEK është mjaft i vogël.

“KEK-u nuk ka qenë dhe nuk ka mbetur një vend atraktiv i punës. Ne kemi pasur edhe konkurset e fundit që ka qenë një konkurencë shumë e vogël, për të mos thënë se s’ka qenë fare konkurencë. Ne kemi pasur rastin për saldues ku është paraqitur kërkesa për 33 saldues të pranohen dhe janë pranuar vetëm 16 prej tyre, sepse paga është e ulët”, tha ai.

Nëse nuk rriten pagat, sipas tij, KEK-u do të ketë probleme me punëtor.

“Tash kanë filluar ta lirojnë vendin e punës, janë disa inxhinierë që kanë liruar vendin e punës dhe janë disa ekspertë tjerë të cilët nuk dojnë me qenë më në KEK. Realisht, ata janë duke pritur shumë prej nesh që të bëjmë një presion të vazhdueshëm për ngritjen e pagave, përndryshe deri në fundvit nëse nuk do të ketë ngritje të pagave, atëherë do të mbesim shumë keq për punëtor dhe kjo do të ishte shumë më e keqe për KEK-un se Kosova varet prej ksaj dhe energjia mund të jetë destabilizuese në rast se nuk prodhohet”, ka përfunduar Llumnica.

Për më shumë detaje mund të pëcillni emisionin “Rreth e Rrotull”, duke klikuar më poshtë:

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika