Çitaku: Ka një Albin Kurti në opozitë dhe një Albin Kurti tjetër në Qeveri

"Çka ka, çka s'ka", është pyetja të cilës i përgjgijet nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku. Sipas Çitakut, tashmë ka mungesë të drejtësisë, mohim të fjalës dhe jo vetëm

Si jo rrallëherë, nënkryetarja Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i është drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me një postim në Facebook, postim i cili i përgjigjet pyetjes “Çka ka, Çka s’ka” të videos së fundit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Lëvizja Vetëvendosje kishte publikuar një video, përmes së cilës, tregonte se çka kishte ekzistente në Kosovë e që kishte munguar viteve të fundit përgjatë qeverisjeve të kaluara. Sipas Çitakut, tashmë ka mungesë të drejtësisë, mohim të fjalës dhe jo vetëm.

“Çka ka dhe çka s’ka ditëve të fundit dhe jo vetëm nga Qeveria Kurti? Ka mbrojtje të pakusht për Martin Berishajn, nuk ka sjellje të tij para drejtësisë. Ka mohim të fjalës për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe elozhe për Oliver Ivanoviqin. Ka çnjohje dhe ngecje në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, s’ka procedim të aplikacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ka një Albin Kurt në opozitë dhe një Albin Kurt tjetër në Qeveri. Kryeministër, nuk fshihet historia si komunikatatë e LVV-së dhe qëndrimet e juaja në FacebooK”, ka deklaruar Çitaku.

Më herët të martën, PDK-ja kritkoi Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke thënë se e ajo po bën një pengim të fjalës së lirë, e që sipas saj, i ishte bërë një ish-luftëtari të UÇK-së.

“Ndalimi nga ana e Qeverisë i fjalës së Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani, në Akademinë Përkujtimore për 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, vetëm pse ai do t’i përmendte Hashim Thaçin e Kadri Veselin në fjalim, fatkeqësisht, është në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme që ky kryeministër po u bën vlerave të luftës çlirimtare dhe veteranëve tanë”, ka deklaruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Në po të njëjtën ditë, PDK përmendi edhe një “ndryshim mendimi” të Kurtit mbi politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

“Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin – të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vetë e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i ‘Rojave të Urës’ që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi: Qeveria ia ndaloi fjalën ish-ushtarit të UÇK-së, vetëm pse do t’i përmendte Thaçin e Veselin në fjalim

Ndërkaq, të hënën, ministrja Gërvalla ka thënë se lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar se Berishaj ka bërë ndonjë shkelje. Si rrjedhojë, sipas saj, ai nuk mund të shkarkohet për “spekulime mediale”.

Sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku paratë e dërguara nga një kompani serbe, transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Berishaj në zgjedhjet e fundit në Kosovë kishte mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje, ku pas fitores së saj, ai është emëruar ambasador në Zagreb.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika