CNN për situatën në veri: Serbët në Kosovë duan të krijojnë një asociacion të komunave me shumicë serbe

Për situatën në veri raportohet edhe në media ndërkombëtare. Së fundmi për këtë situatë ka raportuar dhe CNN duke thënë se serbët në Kosovë duan të krijojnë një asociacion të komunave me shumicë serbe që do të funksiononte me autonomi më të madhe

Bllokadat në veri. Foto: CNN.

Kosova do të fillojë të enjten një periudhë zbatimi dymujore për një masë polemike për të detyruar serbët, kryesisht ata që jetojnë në pjesën veriore të vendit ballkanik, në kufi me Serbinë, të fillojnë përdorimin e targave të lëshuara nga qeveria në Prishtinë.

Në lidhje me këtë vendim kanë ndodhur tensione etnike muajin e kaluar kur serbët etnikë në Kosovën veriore kanë ngritur postblloqe për të protestuar.

Kosova dhe Serbia synojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian dhe janë dakorduar që t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura dhe të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Pse ka tensione mes dy vendeve?

Kosova ka fituar pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas një kryengritjeje kundër sundimit të Beogradit.

Serbia ende e konsideron Kosovën si një pjesë integrale të territorit të saj dhe refuzon sugjerimet se po rrit tensionet dhe konfliktin brenda kufijve të fqinjit të saj. Ndërsa, Beogradi akuzon Prishtinën për shkeljen e të drejtave të minoritetit serb.

Serbët etnikë përbëjnë 5 për qind të 1.8 milionë banorëve të Kosovës, me shqiptarët etnikë që përbëjnë rreth 90%.

Pse janë ndezur sërish tensionet?

Për disa vite rresht Kosova dëshiron që rreth 50 mijë serbët, të cilët jetojnë në veri t’i ndërrojnë fabrikat e tyre të licensës serbe në ato të lëshuara nga Prishtina.

Qendrimi i serbëve në këtë aspekt ishte refuzues dhe shtyen armiqësinë e tyre duke refuzuar të paguajnë operatorin energjetik të Kosovës për energjinë elektrike që përdorin, dhe duke sulmuar shpesh policinë që përpiqet të arrestojë, raporton CNN.

Më 31 korrik të këtij viti, Kosova ka shpallur një afat dymujor për ndërrimin e targave, duke shkaktuar protesta të reja. Tensionet janë zbutur pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nën presionin e SHBA-së dhe BE-së, ra dakord të shtynte ndryshimin.

Çfarë duan serbët?

Serbët në Kosovë duan të krijojnë një asociacion të komunave me shumicë serbe që do të funksiononte me autonomi më të madhe. Serbia dhe Kosova kanë bërë pak përparim në këtë dhe çështje të tjera që nga angazhimi më 2013 për dialogun e sponsorizuar nga BE.

Cili është roli i NATO-s dhe BE-së?

Roli i NATO-s dhe BE-së është për të ruajtur paqen. Aleanca ka thënë se do të ndërhynte në përputhje me mandatin e saj, nëse stabiliteti në këtë zonë do të rrezikohej. Në Kosovë ende janë ende rreth 200 policë specialë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

A do të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe? Debatojnë Gashi-Hoxha

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika