Dafina Zeqiri së shpejti me projekt të ri muzikor

Dafina Zeqiri ka konfirmuar se këngët e para të albumit "Ti je ajo" do të publikohen së shpejti, të cilat po ashtu do të jenë të shoqëruara edhe me videoklip

Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, prej kohësh ka qenë në përgatitje të albumit të ri të titulluar “Ti je ajo”.

Ajo tashmë ka zbuluar disa detaje të tjera rreth këtij projekti, duke ua bërë me dije fansave edhe datën e lansimit të projekteve të para.

Këngët e para të albumit do të publikohen të mërkurën e 8 marsit, të cilat po ashtu do të jenë të shoqëruara edhe me videoklip.

“2 në 1. Unë jam ajo + Caviar (explicit). Të mërkurën në ora 18:00. Projektet e para të albumit Unë jam ajo”, ka shkruar 33-vjeçarja.

Reagimet kanë qenë të menjëhershme në sesionin e komenteve, fansat e së cilës mezi po presin.

E njëjta tashmë e ka dëshmuar se është një nga artistet më të pëlqyera në skenë e me shumë projekte.

Secila prej këngëve të Zeqirit numëron miliona klikime në platformat muzikore.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika