Daku dënohet me 2 ndeshje suspendim nga UEFA

Pas një hetimi të hapur në lidhje me incidentet që ndodhën para dhe pas ndeshjes me Kroacinë, UEFA tashmë ka marrë vendimin e saj në lidhje me Mirlind Dakun

UEFA ka vendosur që futbollistin shqiptar, Mirlind Dakun ta dënojë me dy ndeshje moslojë. Si pasojë e këtij dënimi, Mirlind Daku tani nuk do të ketë të drejtë loje ndaj Spanjës si dhe do të mungonte në raundin tjetër në rast kualifikimi të Shqipërisë.

Kështu u bë e ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit përmes një komunikate të lëshuar për media.

Ky dënim për Dakun vjen pasi ai kishte përdorur fjalë fyese ndaj maqedonasve dhe serbëve me të përfunduar ndeshja me Kroacinë.

Ndryshe, Federata Shqiptare e Futbollit [FSHF] ka njoftuar se sërish është gjobitur nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-së.

Federata Shqiptare u dënua me 47 mijë e 500 euro.

Dënimi ka ardhur për ndezjen e fishekzjarrëve, për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri, si dhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.

Me 2500 euro është dënuar për ndezjen e fishekzjarrëve, me 20000 mijë euro për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz si dhe me 25000 mijë euro për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë thirrje tifozëve shqiptarë që të jenë më të “përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar”.

Gjithashtu, FSHF ka njoftuar se gjatë ndeshjeve nuk do të lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj).

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika