Debati Abrashi-Kadrijaj, Abrashi tregon arsyen e publikimit të videos së LVV-së

Deputeti i LVV, Artan Abrashi ka thënë se LVV-ja nuk do të ndalet para asnjë situate të sabotazhit. Një video e tillë sipas Kadrijaj nga radhët e AAK-së, është komentuar sikurse largimi nga problemet aktuale të cilave nuk kanë mundur të gjejnë zgjidhje

Artan Abrashi, LVV dhe Time Kadrijaj, AAK





Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se përgjatë këtyre ditëve duke qenë dëshmitar të një sulmi të bashkuar opozitar i cili sipas tij ishte më se i dukshëm, ai ka thënë se të treguarit spektrit opozitar se kush ka qenë, bëhet më së miri përmes videos dy minutëshe të postuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një lidhje direkte në studion e FIVE të RTV Dukagjini,  Artan Abrashi ka thënë se për akuzat e deritanishme ndaj LVV-së, duhet poseduar një imagjinatë e bujshme.

“Akuza të paqena, akuza të pavërteta, shpifje të cilat duhet imagjinatë e bujshme, e shfrenume. Neve na mbetet një zgjedhje që përmes një videoje dy minutëshe të ia kujtojmë partive opozitare se kush ka qenë”, ka thënë Abrashi.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e deputetes nga radhët e AAK-së, Kadriaj sipas së cilës Vetëvendosja ka harruar se çfarë aktesh realizonte në kohën kur ishte në opozitë.

“Po harroni kur keni qenë në opozitë, çka i keni bërë shtetit, keni djeg institucionet, keni goditur policinë…Çfarë demokracie? Ju keni dëmtuar demokracinë, për çfarë demokracie po folni”, është përgjigjur Kadrijaj gjersa Abrashi ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Vetëvendosja është përballur me keqqeverisjen e 20 viteve të fundit.

Sipas Kadrijaj, gjithmonë kur LVV-ja nuk mund të gjejë zgjedhje për temat sikurse greva apo kriza energjetike, kjo e fundit tenton të merret me diçka tjetër në vend se të gjejë një zgjidhje për problemet aktuale.

“Ky pushtet nuk do të ndalet para asnjë situate të sabotazhit, kërcenimeve…ne do të vazhdojmë dhe nuk do të ndalemi. LVV është i vetmi subjekt që nuk ua ka frikën…”, ka deklaruar Abrashi.

Një debat i tillë vie pas publikimit të një videoje të LVV-së përmes së cilës, kjo e fundit ka kritikuar opozitën, duke thënë se për 20 vjet rresht në Kosovë kanë qeverisur “shkatërruesit e shtetit” që nuk duan ta shohin Kosovën mirë.





 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika