Dekanja e Fakultetit të Filologjisë rrëfen motivin dhe mosdorëzimin nga beteja me kancerin

Edhe pse po përballet me një sëmundje të rëndë siç është kanceri, dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova, ka rrëfyer për motivin e mosdorëzimin e saj në jetë

Lindita Rugova, dekane në Fakultetin e Filologjisë, ka folur më shumë rreth betejes së saj me kancerin, përballjen e mosdorëzimin.

Edhe pse ende po lufton me këtë sëmundje, Rugova thotë se gjërat po i merr me pozitivitet.

“Unë jam diagnostikuar me kancer në gji në vitin 2011, për herë të parë në dhjetor e pastaj i kam përcjellë procedurat e shërimit të shkallës së dytë, kam pasur dy operacione,” tha Rugova në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Rugova tregoi që në një periudhë kohore i është qetësuar organizmi deri në kohën e pandemisë.

“Covidin e kam pasur dy herë dhe ka shkaktuar një lloj murtaje brenda organizmit, pavarësisht që e kam kaluar në shtëpi, por ka shkaktuar një aksion të qelizave kancerogjene, e pas covidit vërehej një ngritje e tumormarkerëve që rezultoi me diagnostifikimin e dytë në shtator të vitit 2021.”

Kështu duke u përballur me kancerin, Rugova tregoi që tash kishte kancer në mushkëri e falë terapive dhe diagnozës që e ka, ajo ka 2 vjet e gjysmë që merr një kimioterapi “Target”, e cila është më pak e dëmshme për organizmin.

Motiv për jetë, Rugova thotë se i ka fëmijët e mbështetjen e familjes, duke pasur parasysh momentet e rënda në jetë.

“Motiv janë fëmijët, mandej vetvetja e pastaj familja, por dhe vetë jeta, përpiqem gjithmonë të bëj zgjidhje, mundohem të shkoj në të gjitha variantet e mundshme e të gjetjes së zgjidhjes”.

INTERVISTA E PLOTË: 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika