Deputeti i AAK-së e cilëson të pamatur dhe të pakoordinuar Kurtin me vendim për targat

Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së e ka cilësuar kryeministrin e Kosovës si të pamatur dhe të pakoordinuar me vendimin për targat

Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka komentuar vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat.

Dreshaj në emisionin “Five” në RTV Dukagjinin ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë më e matur në lidhje me vendimet që merr.

Albin Kurti “dorëzohet” para presionit ndërkombëtarë, shtyn afatin për targat

Në lidhje me vendimin për targat ai tha se kryeministri, Albin Kurti, është dashur që të jetë më i matur dhe më i kordinaur me ndërkombëtarët.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e matur me peshën e presionit ndërkombëtar. Kryeministri është dashur të jetë më i matur, se sa të del me qëndrime dhe më pas të i tërheq ato qëndrime më vonë”, ka thënë Dreshaj.

Sa i përket realizmit të vendimit të ri i cili përbëhet nga tri etapa, ku fillimisht nga 1 nëntori nisë me masën e dhënies së vërejtjes deri më 21 nëntor. Pastaj me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023. Ndërsa nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat provuese për veturat me targa ilegale. Ndërkaq pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa ilegale.

Dreshaj tha se etapa e dytë ku përfshin gjobitjen e qytetarëve do të jetë me problem, pasi nuk kemi të dhëna dhe as qasje në të dhënat e qytetarëve serb dhe me këtë nuk do të behët ekzekutimi i gjobave.

“Unë mendoj që ky vendim është vështirë i realizueshëm, pasi ka tri etapa, kryesisht etapa  e ndëshkimit, pasi nuk kemi qasje tek ata dhe informata të tjera, do të ketë ndëshkime por jo edhe ekzekutime të këtyre gjobave”, ka thënë Dreshaj.

Sipas tij “Kjo pjesë është vështirë e ndjeshme ( e ekzekutimit të gjobitjes), ndërsa, pjesa e parë që përfshin qortimin është në rregull”.

Lista Serbe kundërshton vendimin e ri për targat; Paralajmëron përgjigje dhe rezistencë të ashpër

Ndërsa, sa i përket kërcënimeve nga lista serbe për këtë vendim, ai theksoi se jemi mësuar të shohim cd herë këtë, por që “duhet faktori ndërkombëtar të ndërhyjë te Serbia që të bëj presion të strukturat që bojkotojnë shtetësinë e Kosovës.

Ai shtoi se Qeveria e Kurtit duhet të shfrytëzojë miqësinë që kemi me Shtet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjithashtu sa është administrata Biden në udhëheqje, për shkak të miqësisë së tij më Kosovën.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika