Lista Serbe kundërshton vendimin e ri për targat; Paralajmëron përgjigje dhe rezistencë të ashpër

Lisa Serbe ka reaguar ndaj vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave nga ilegale në ato legale RKS. Ky vendim përfshin tri masa masa e qortimit për serbët që nuk konvertojnë targat në RKS, masa e gjobitjes prej 150 eurosh, dhe masa e tretë do të jetë targat provuese. Për këtë ka reaguar Lista Serbe duke paralajmëruar përgjigje dhe rezistencë të ashpër

Veriu i Kosovës

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave ilegale në legale RKS, që do të përshijë tri masa. KU së se për tri javë që nga 1 nëntori 21 nëntor do të jetë masa e qortimit për serbët që nuk konvertojnë targat në RKS, pastaj për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes prej 150 eurosh, dhe më pastaj nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill, nuk do të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës.

Albin Kurti “dorëzohet” para presionit ndërkombëtarë, shtyn afatin për targat

Për këtë ka reaguar Lista Serbe duke thënë se vendimi i “Albin Kurtit për të shqiptuar disa qortime dhe dënime të tjera për serbët që posedojnë ‘targa legale dhe legjitime të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Serbisë’ në emër të popullit serb nga ky rajon duam t’ia themi atij qartë dhe pa mëdyshje oh se shqiptimi i masës së parë të gjobës do të jetë shkak për përgjigje dhe rezistencë të ashpër të popullit serb sepse jemi të vetëdijshëm për qëllimet reale të Qeverisë së Kosovës”.

Sipas tyre me këtë është duke u rrezikuar liria e lëvizjes dhe është duke u rrezikuar mbijetesa e tyre.

“Gabojnë shumë të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do të vëzhgojë në heshtje debatin, heqjen e targave KM, pra lirinë e lëvizjes dhe rrezikimin e mbijetesës sonë”, thuhet ne reagimin e LS-ës.

Lista Serbe nëpërmjet këtij reagimi shfrytëzoj rastin që të përcjell një mesazh nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, se qytetarët serbë në Kosovë nuk janë vetëm.

“Shfrytëzojmë rastin t’u përcjellim edhe një herë një mesazh të qartë qytetarëve tanë nga presidenti Aleksandar Vuçiq, serbët në Kosovë dhe nuk janë vetëm dhe as shteti i Serbisë nuk do të lejojë persekutimin dhe dëbimin e popullit tonë”, vazhdon reagimi i Listës Serbe.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika