Dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për hedhje të granatës në Prishtinë muajin e kaluar

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë dërguar në mbajtje dy persona të dyshuar për hedhje të një granate dore në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë më 12 prill.  Si pasojë e shpërthimit të granatës ishin dëmtuar gjashtë vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë dërguar në mbajtje dy persona të dyshuar për hedhje të një granate dore në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë, më 12 prill. Si pasojë e shpërthimit të granatës, ishin dëmtuar gjashtë vetura.

Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar të dyshuarit, F.F. (25) dhe E.M. (19), të cilët pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.

“Pas një pune intensive hetimore, zyrtarët e njësitit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë identifikuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti (shpërthimi i një granate) ka ndodhë më datën 12.04.2024 në rrugën ‘Zekrija Cana’ në Prishtinë. Prezenca e personave të dyshuar: F.F, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E.M, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është siguruar sot nga ana e hetuesve. Pas intervistimit, personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e ndalimit”, ka njoftuar policia.

Përndryshe, në orët e hershme të 12 prillit ishte hedhur një granatë dore në rrugën “Zekirja Cana”, ku si pasojë ishin dëmtuar gjashtë vetura. Ishte konsideruar se dëmi material ishte i konsiderueshëm, por nuk pati të lënduar.

“Rr. Zekirja Cana, Prishtinë 12.04.2024-06:50. Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se si pasojë e një mjeti që kishte shpërthyer janë dëmtuar gjashtë vetura.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim dhe sipas tyre dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë granatë dore. Të lënduar nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Me urdhër të prokurorit, rasti mbetet nën hetime”, kishte njoftuar policia.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika