Dështon zgjedhja e presidentit, vendi drejt zgjedhjeve

Procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka dështuar, duke e futur vendin në një fazë të re politike që çon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Pas disa tentativave gjatë ditës dhe mungesës së kuorumit të nevojshëm në Kuvend, seanca për zgjedhjen e presidentit nuk arriti të përmbyllet me sukses.

Në këtë situatë, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese i përcakton qartë hapat e mëtejmë.

Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit

Sipas aktgjykimit, nëse deputetët nuk arrijnë ta zgjedhin presidentin brenda afateve të përcaktuara, Kuvendi shpërndahet automatikisht (“ex constitutione”), duke hapur rrugën për zgjedhje të reja.

Gjykata ka sqaruar se procedura për zgjedhjen e presidentit nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

“TË KONSTATOJË që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij Aktgjykimi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika