Digjen dy vetura në Prishtinë(FOTO)

Foto nga vendi i ngjarjes

Në lagjen “Lakërishtë” në Prishtinë janë djegur dy vetura dhe dëmtohet një, në fotot e siguruara nga Dukagjini, shihet se zjarri është fikur, ndërsa Policia e Kosovës është ende duke i bërë hetimet në lidhje me rastin.

Dukagjini ka tentuar të marrë një përgjigje në lidhje më këtë nga policia, por ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion.

Foto nga vendi i ngjarjes

“Ekipi i zjarrfikësve rreth orës 21:00 ka marrë informacion për zjarre në Lagjen Lakërishtë  dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ishin duke u djegur dy vetura dhe një tjetër afër tyre është dëmtuar nga temperatura”, ka thënë Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi për Dukagjinin.

Më tej ai ka thënë se zjarrfikësit kishin arritur ta shuajnë dhe për shkaktaret e zjarrit nuk ka dhënë informacion.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika