Dosja e Prokurorisë: Shoferi që goditi me veturë dy fëmijë në Pejë kishte qenë nën ndikim të alkoolit

Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj shoferit, i cili të dielën goditi me veturë dy fëmijë në qytetin e Pejës

Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj shoferit, i cili të dielën goditi me veturë dy fëmijë në qytetin e Pejës.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka bërë të ditur gjithashtu se shoferi ka qenë nën ndikimin e alkoolit, dhe se i njëjti është recidivist i disa veprave penale.

“Është dorëzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. I njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe është recidivist i disa veprave penale”, ka thënë Nikçi.

K.M dyshohet se ka kryer edhe vepra të tjera penale si “lëndim i lehtë trupor”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “sulmit” “grabitje”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në kërkesën për paraburgim që ka siguruar Telegrafi kundër të pandehurit K.M 24-vjeçar nga Klina e Poshtme, Komuna e Skenderajt, thuhet se “me datë 08.04.2023, nga ana e Policisë së Kosovës kemi pranuar kallëzimin penal me nr. 2024-DR-246 të datës 08.04.2024, ndaj të pandehurit K.M, i dyshuar për vepër penale vepër penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 par. 3 të KPRK-së.

Me datë 08.04.2024, kjo prokurori ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit K.M për vepër penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 par. 3 të KPRK-së”.

Tutje, në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit thuhet “se është plotësuar kushti i parë themelor nga neni 163 par 2 lidhur me nenin 184 par 1 pika  1.2.3 të KPPRK-së, pra se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të lartcekur e vërtetojnë provat materiale dhe personale si në vijim: raportet mjekësore për të dëmtuarit, deklarata nr.2024-DR-246 dt.08.04.2024 ora 10:05h, deklarata nr.2024-DR-246 dt.08.04.2024 ora 09:55, procesverbali i marrjes në pyetje i të dyshuarit K.M, për të dyshuarin video-incizimi nga vendi i ngjarjes, foto-dokumentacioni si dhe shkresat e tjera të lëndës”.

Prokuroria përmend gjithashtu se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes në momentin e aksidentit, mirëpo ishte ndaluar nga qytetarët.

“Kërkesën nga pika 2.5.1 të nenit 163 të KPPRK-së, e lidhur me nenin 184, pika 1.2.1 të KPPRK-së, e parashtrojmë për faktin se po qesë i pandehuri K.M, mbetet të mbrohet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, pasi që duke pasur parasysh se i njëjti pas kryerjes së veprës penale, i njëjti pas rastit menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes, përreth diku 200m më larg, ku edhe është ndaluar nga qytetarët deri në ardhjen e policisë, duke i lënë të dëmtuarit në gjendje të rëndë shëndetësore, andaj ekziston mundësia që i njëjti të arratiset dhe në këtë mënyrë, të pamundësohet sigurimi i prezencës së të njëjtit në fazat e mëtutjeshme të procedurës”.

Tutje, në dosjen e Prokurorisë që ka siguruar Telegrafi thuhet se i pandehuri, duke qenë në gjendje të dehur dhe paaftësisë ngasëse motorike, e tejkalon veturën që ishte para tij, duke dalë kështu në shiritin e djathtë e gjithashtu duke përfunduar në trotuar, ku fillimisht i godet dy të dëmtuarit O.S dhe A.S, e më pas i godet edhe të dëmtuarit në motoçikletë D.H dhe P.V.

Ndryshe, njëri nga fëmijët e aksidentuar, i moshës 8 vjeç, aktualisht është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, dhe i njëjti ka pësuar lëndime të rënda.

Drejtori i Klinikës Intensive, Shaqir Uka, në një prononcim për Telegrafin ka treguar se pacienti i lindur në vitin 2016, aktualisht është në gjendje stabile, por me lëndime serioze.

“Gjendja e pacientit aktualisht është stabile, por me lëndime serioze. Tani jemi në fazën e ekzaminimeve dhe në fazën ku jemi duke u mundur ta stabilizojmë gjendjen e përgjithshme të tij”, ka thënë Uka.

Ai ka treguar se pacienti në fjalë ka lëndime në kokë, mushkëri dhe në ekstremitetet e tjera.

“Lëndimet janë të rënda, ka gjakderdhje në regjionin e kokës, ndrydhje në mushkëri dhe lëndime në ekstremitetet e tjera”, ka deklaruar Uka./Telegrafi

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika