Drejtori i Policisë: Mund të kishte viktima në tensionet në veri, mirëpo policia ka qenë e përgatitur profesionalisht

"Nuk mund të garantojmë sigurt që nuk mund të kishte pasur viktima ose pasoja të rënda, mirëpo Policia e Kosovës ka qenë e përgatitur profesionalisht për t’i kryer detyrat e saj"

Drejtori i Policisë: Mund të kishte viktima në tensionet në veri, mirëpo Policia ka qenë e përgatitur profesionalisht

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka komentuar situatën e sigurisë në veriun e vendit dhe punën e policisë në atë pjesë të Kosovës.

Hoxha në një intervistë për RTK ka përshkruar në detaje protestat e dhunshme të serbëve në veri.

“Situata në veri të Kosovës dallon nga pjesa tjetër e Kosovës, për shkak të specifikave dhe grupeve kriminale që veprojnë që një kohë të gjatë. Edhe menaxhimi nuk është fare i lehtë, por falë policëve tanë, kemi fituar një betejë të gjatë që po zhvillohet atje. Kemi arritur në njëfarë forme të garantojmë siguri për qytetarët e po ashtu të kemi prezencë të policëve tanë rreth kufirit të Kosovës me Serbinë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha më tej ka thënë se gjatë tensioneve ne veri mund të kishte pasur viktima, mirëpo kjo nuk ndodhi falë profesionalizmit të policisë.

“Roli dhe detyrat e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it kanë qenë të ndara. A ka pasur rrezik?, ka pasur rrezik për të gjithë. Mirëpo me truma të njëjta ne jemi ballafaquar. Policia e Kosovës ka arritur që në mënyrë profesionale t’i largojë ato turma nga hyrja e objekteve komunale dhe pa asnjë dëmtim tek Policia e Kosovës dhe te qytetarët është kryer detyra. Nuk mund të garantojmë sigurt që nuk mund të kishte pasur viktima ose pasoja të rënda, mirëpo Policia e Kosovës ka qenë e përgatitur profesionalisht për t’i kryer detyrat e saj”, ka shtuar Hoxha.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika