Drejtori i Policisë: Po gjejmë drogë te nxënësit nëpër shkolla

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, të premten para Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës, ka folur për praninë e drogës në vendin tonë, përfshi edhe hapësirat shkollore, duke thënë se kjo është shumë shqetësuese.

Ai ka potencuar se është shqetësues niveli i përdorimit dhe transportimit të drogës që po tentohet të kalojë në  territorin Kosovës. Sipas tij kjo një pjesë e kësaj sasie është për përdorim kurse tjetra synohet të transportohet në vendet tjera.

Ai ka përmendur konfiskimin e mbi 400 kilogramëve drogë të llojit kokainë, duke thënë se një sasi kaq e madhe të kaloj në vendin tonë është shumë brengosëse.

Po ashtu, Mehmeti ka bërë të ditur, se për dy muaj janë konfiskuar 218 kilogramë drogë të llojit heroinë.

“Çështja e drogës dhe narkotikëve 400 kg kokainë e konfiskuar është shumë brengosëse. Për 2 muaj janë konfiskuar 218 kg heroinë, po flasim për kokainë heroinë, që janë droga të rënda”, ka deklaruar ai para anëtarëve të komisionit.

Drejtori i Policisë, ka treguar edhe për aksionet që janë duke i ndërmarrë në shkollat e Kosovës.

Ai ka thënë se vazhdimisht po gjejnë drogë në çanta të nxënësve madje edhe armë zjarri, ku ka përmendur një rast kur një nxënësi të klasës së tetë, i është gjetur një revole në çantën e tij.

“Qe një muaj ditë kemi operacione në shkolla, po nuk e kemi bërë publike se na ka ardhur keq të themi që Policia po rri në shkolla. Unë nuk e dua Policinë në shkollë, po nuk kemi pas qare pa ndërhyrë. Jemi duke gjetur sasi nëpër çanta të shkollave. Është çështje shumë serioze. Te nxënësi i klasës së tetë kemi gjetur revole”, ka thënë Mehmeti.

Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë

Përveç rasteve të përmendura, Mehmeti ka bërë të ditur se në Kosovë është shtuar numri i drogave sintetike. Me këtë rast ai u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës, që të angazhohen me fushata vetëdijesuese për parandalimin e përdorimit të drogës në shkolla.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika