EKSKLUZIVE: Arrestohen dy persona, dyshohet se ndihmuan grabitësit në Suharekë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin e grabitjes së argjendarisë në Suharekë. Megjithatë, burimet brenda policisë konfirmojnë se personat e arrestuar nuk janë autorët kryesorë të grabitjes, por janë ndihmësit e tyre

Pamje nga grabitja në një dyqan argjendarie në Suharekë.

Dy persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Dukagjinin se personat e arrestuar nuk janë ata që e kanë kryer grabitjen por ndihmësit e tyre.

Burimet thonë se ata janë nga rrethina e Mitrovicës.

Ndërkohë, këtë informacion për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Si rezultat i angazhimeve të pandërprera të njësiteve policore dhe si rezultat i hetimeve intensive, është arritur të identifikohen dhe njëherit të arrestohen dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në ndihmë të kryerjes së veprës penale të grabitjes në Suharekë”, ka thënë Kelani.

Tutje ai ka theksuar se “të dyshuarit, tanimë të arrestuar janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme”.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të vazhdojë të kryej hetime intensive, me qëllim të arrestimit të të gjithë personave të dyshuar të përfshirë në rastin e grabitjes në Suharekë dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës të datës 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës.

Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, kishte thënë se ka filluar një operacion i gjerë për kapjen e katër personave të dyshuar.

Ai kishte thënë se hetimet janë duke vazhduar dhe se pritet që të dyshuarit të kapen nga Policia.

“Patrullat tjera janë nisur menjëherë në vend të ngjarjes janë duke nxjerrë provat apo dëshmitë nga vendi, janë intervistuar dëshmitarët. Është ngritur “unaza e çeliktë”, një operacion kur ka grabitje apo raste të rënda. Një prej operacioneve më të gjera është urdhri për “unazën e çeliktë”, e cila urdhëron të gjitha patrullat e Policisë të angazhohen në rastin konkret. Është shumë herët të flasim kush janë të dyshuarit. Hetuesit po marrin informacione të shihen videoincizimet, shumë shpejt mund të merren informacione që t’i gjejmë”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe ekipi i forenzikës dhe ekipet e tjera për ta hetuar rastin.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika