Elon Musk shpallet i pafajshëm për mashtrim në lidhje me Teslan

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, është shpallur i pafajshëm për një akuzë që thuhej se Musk kishte tentuar të privatizonte prodhuesin e makinave elektrike

Elon Musk

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, është liruar nga keqbërja për një postim në Twitter, në të cilin ai tha se kishte “siguruar fonde” për të privatizuar prodhuesin e makinave elektrike.

Musku u përball me një padi grupore të ngritur në emër të aksionerëve të Tesla-s, të cilët argumentuan se ai i mashtronte ata me postimet e tij, në gusht 2018, raportoi BBC-ja të shtunën.

Blerja e propozuar prej 72 miliardë dollarësh nuk u realizua kurrë.

Ndërkaq, nëse juria e San Franciskos do ta kishte shpallur Musk si përgjegjës, ai mund të ishte urdhëruar të paguante miliarda dollarë dëmshpërblim.

E për këtë nëntë anëtarëve të jurisë iu deshën më pak se dy orë për të marrë vendimin e tyre pasditen e së premtes.

Musk ndonëse donte që gjyqi të zhvendosej në Teksas, ku është vendosur Tesla, duke argumentuar se nuk mund të merrte një gjykim të drejtë në San Francisko, e mirëpriti rezultatin.

Dhe reagoi përmes një postimi në Twitter duke thënë se është mirënjohës që juria e shfaqi pafajësinë e tij.

“Unë jam thellësisht mirënjohës për gjetjen unanime të jurisë për pafajësinë në çështjen Tesla”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika