Eventi për rrjetëzimin e grave në Prizren, shpalos detajet Dëbora Haxhikadriaj

Eventi i quajtur “Gratë Ndërmarrëse: Biseda frymëzuese dhe mundësi rrjetëzimi” në kuadër të ITP-së  do të mbahet në qytetin e Prizrenit me 31 janar, nga ora 10:00 deri 14:00. Si dhe do të diskutohet për fuqizimin e grave, arritjet e tyre dhe punën e palodhshme

Eventi i quajtur “Gratë Ndërmarrëse: Biseda frymëzuese dhe mundësi rrjetëzimi”, në kuadër të ITP-së, do të mbahet në qytetin e Prizrenit më 31 janar, nga ora 10:00 deri 14:00, si dhe do të diskutohet për fuqizimin e grave, arritjet e tyre dhe punën e palodhshme.

Në kuadër të këtij projekti, do të mundësohet ngritja dhe zhvillimi individual i grave ndërmarrëse në regjionin e Prizrenit, siç janë edhe komunat e Prizrenit, Dragashit, Rahovecit dhe Suharekës.

E ftuar tek emisioni “Reload”, Debora Haxhikadriaj- REX Consulting Group ka shpalosur detajet më të hollësishme nga ky projekt i cili është i dyti më radhë.

“Qëllimi kryesor i projektit është ngritja e vetëdijes dhe e mundësive që gratë e regjionit të Prizrenit potencialisht munden me i pas ose munden me i marrë gratë përmes ITP-së”, ka thënë Dëbora Haxhikadriaj.

Tutje, Haxhikadriaj ka theksuar se ky është eventi i dytë, pasi i pari është mbajtur në ITP një kohë më parë.

Sa i përket se kush është panelistë, në dy edicionet e këtij eventi frymëzues dhe inspirues për gratë ndërmarrëse, Haxhikadriaj ka theksuar se “në eventin e parë panelistë kanë qenë Arta Limani dhe Arta Istrefit. Ndërsa, në eventin e dytë është Jeta Zagragja, CEO dhe Themeluese nga kompania AnchorzUp”.

Se përse janë ftuar këto gra të suksesshme, Haxhikadriaj ka shtuar se “Arsyeja kryesore e këtyre panelistëve është me iu tregu grave të regjionit të Prizrenit për përvojat e tyre për t’iu dhënë motivim dhe me kriju rrjetëzimi, që me pas ku me u mbështetet, por edhe me dalë jashtë atij rajoni”.

“Eventi përfshin gjithashtu një hapësirë rrjetëzimi, e cila është e shkëlqyeshme për të mësuar nga përvoja e njëra-tjetrës dhe të njiheni me gra dhe profesioniste në fusha të ndryshme të biznesit. Për të gjitha ju që jeni profesioniste, studente e ndërmarrëse – kjo ngjarje është për JU”, është shprehur Haxhikadriaj.

Ndryshe,Kompania REX Consulting Group bashkëpunon me Gizin gjerman e ITP-në dhe është një projekt që targeton regjionin e Prizrenit që përfshin edhe Rahovecin, Dragashin, Suharekën. Gjithashtu, targeton gratë në këtë regjion. Si kompani merren me projekte të zhvillimit të politikave, hulumtimeve të ndryshme dhe zhvillimi i sektorit privat.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika