Fermerët spanjollë i bashkohen valës së protestave evropiane

Fermerët në Spanjë kanë organizuar protesta mbarëkombëtare duke kërkuar më shumë fleksibilitet nga Bashkimi Evropian, kontrolle më të rrepta për importet e produkteve bujqësore dhe më shumë ndihmë nga qeveritë. Ata kanë bllokuar dyert në disa rajone spanjolle dhe kanë organizuar protesta masive, duke përfshirë një protestë të planifikuar në qendër të Madridit

Pamja nga protesta e fermerëve spanjollë në Valencia.

Fermerët në Spanjë u janë bashkuar homologëve të tyre evropianë për nisje të protestave mbarëkombëtare.

Ata janë duke kërkuar më shumë fleksibilitet prej Bashkimit Evropian, kontrolle më të ashpra për prodhimet jashtë vendeve të BE-së, dhe më shumë ndihmë prej qeverive.

Në disa rajone spanjolle, ata i kanë bllokuar dyert dhe i kanë bllokuar motoristët.

Një protestë e madhe në qendër të Madridit është planifikuar më vonë gjatë këtij muaji.

Të martën, fermerët kanë dalë nëpër rrugë me traktorë dhe mjete të tjera bujqësore, dhe duke mbajtur flamuj spanjollë nëpër duar.

“Çmimet, kur është fjala për prodhim të miellit dhe të elbit janë shumë të mëdha”, ka thënë Esteban, i cili është identifikuar vetëm me mbiemër.

“Duhet të paguajmë për pleh, pesticide, naftë – na mbytën këto”.

Gjendja e vështirë e fermerëve spanjollë është komplikuar edhe më shumë për shkak të thatësisë në atë rajon.

Spanja është prodhuesja më e madhe e vajit të ullirit në botë, mirëpo çmimet janë rritur shumë, për shkak të prodhimit të vogël, shkruan REL.

Të martën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë së dëshiron të kthejë mbrapsht një plan për të zvogëluar përdorimin e pesticideve, duke e përshkruar si “simbol të përçarjes”.

Kryeministri belg, Alexander De Croo, e ka mirëpritur njoftimin, duke thënë se është “kyçe që fermerët të ndjekin ritmin e një bujqësie më të qëndrueshme në të ardhmen”, duke i përmendur synimet për mbrojtje të natyrës.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika