“Garë në mes titanësh”

Një garë në mes brezash të cilët i kanë matur forcat në një betejë të ashpër, e cila mund të quhet “përplasje e kolosëve ”.

Opel Kadett Superboss dhe Volkswagen Polo GTI kanë zhvilluar një garë në mes tyre.

Polo GTI është një hatchback i përkryer dhe tejet i fuqishëm për ata që duan diçka më të vogël se Golf GTI, por më të madh se modeli UP! GTI.

Atë e vë në lëvizje motori 2 litërsh me katër cilindra që prodhon 204 kuaj-fuqi, që do të thotë se ka fuqi të ngjashme motorike sikurse Golf GTI i gjeneratës së gjashtë. Ky model është shiturë në mbarë botën, e ky që shihet në video është model i rifreskuar i 2022.

Kjo veturë peshon 1.286 kilogramë, kurse shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 6.5 sekonda. Gjithashtu motori i Polo GTI është i pajisur me ndërruar automatik me shtatë shpejtësi, e opsioni për manual nuk ekziston fare në pakon e ofertave.

Kundërshtari i tij është prodhuar për ta mundur BMW-në në garë e Group N Racing në Afrikën e Jugut edhe është një Opel Kadett GSi 16V S i njohur si Superboss – një veturë legjendare dhe shumë e njohur nëpër botë.

Në total kjo veturë gjermane peshon 976 kilogramë. E rezultatet e “përplasjes së gjeneratave” mund t’i shikoni në video e cila është një Superboss është “zhveshur” që t’i zvogëlohet pesha. Nën kapak ka motorin 2 litërsh Red Top Opel 16 v me katër cilindra që prodhon 168 kuaj-fuqi.

Shija e redaktorit

Konjufca i lumtur për vizitën e homologes shqiptare Spiropali: Kosova...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës së re. Kryekuvendari në konferencën...

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Të fundit nga rubrika