Gazetarët u sulmuan në protestën e PSD-së, Rexha: E papranueshme dhe e patolerueshme

Lidhur me sulmin ndaj gazetarëve në protestën e djeshme të Partisë Socialdemokrate (PSD), kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka thënë se ajo që ka ndodhur mbrëmë nuk guxon të përsëritet, sepse, sipas tij, është e patolerueshme

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha

Në protestën e djeshme të Partisë Socialdemokrate (PSD) në Prishtinë kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, janë sulmuar edhe gazetarët.

Lidhur me këtë çështje, përmes një lidhjeje direkte në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka thënë se ishin të befasuar me shkallën e brutalitetit të Policisë së Kosovës kundër gazetarëve, kameramanëve edhe punëtorëve të tjerë medialë.

“Ne gjithmonë ju bëjmë thirrje gazetarëve që të identifikohen në mënyrë të qartë. Në raste të tilla, nëse kanë dhe duhet të kenë të gjitha mediat një jelek që shkruan “PRESS” ose emri i medias, në mënyrë që të identifikohen, të mos bëhen pjesë e turmave, pjesë e protestuesve”, ka thënë Rexha.

Rexha ka thënë se kjo është e papranueshme dhe e dënueshme, sjellje joprofesionale, e po ashtu dhe pengim i punëtorëve medialë të kryejnë punën e tyre.

“Mbrëmë u kemi bërë thirrje publike Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK) dhe zyrtarisht do të kërkojmë nga ta dhe ata menjëherë kanë ndërmarrë masa për t’i hetuar, për t’i bërë hetimet e nevojshme, për t’i përdorur të gjitha videot, fotografitë, që tregojnë se disa prej policëve i kanë kaluar autorizimet e tyre dhe që ata të hetohen dhe të merren masa disiplinore ndaj tyre”, ka thënë kryetari i AGK-së.

Rexha është shprehur se ajo që ka ndodhur mbrëmë nuk guxon të përsëritet, sepse, sipas tij, është e patolerueshme.

Lexoni lajmet më poshtë për t’u informuar më shumë rreth protestës së djeshme:

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika