Gazetari Michael Martens: Absurde që Kurti kërcënohet me sanksione, por jo Vuçiq dhe Dodik

Gazetari Michael Martens ka thënë se është absurde se si Bashkimi Evropian po e kërcënon Qeverinë e Kosovës me sanksione, por jo edhe presidentin Vuçiq dhe liderin e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik

(Majtas) Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti
(Majtas) Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka thënë se është absurde se si Bashkimi Evropian po e kërcënon Qeverinë e Kosovës me sanksione, por jo edhe presidentin Vuçiq dhe liderin e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

“Kjo është absurde, thënë më së buti”, ka thënë Martens.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka shtuar se duket që ka një shpjegim për butësinë perëndimore ndaj Beogradit.

“Për situatën aktuale në Ballkan: BE-ja po kërcënon me sanksione ndaj qeverisë Kurti në Kosovë, por jo ndaj liderëve serbë Vuçiq dhe Dodik. Kjo është absurde, thënë më së buti. Por duket se ka një shpjegim për butësinë perëndimore ndaj Beogradit”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika