Gërvalla për Serbinë dhe Rusinë: Faktorë agresivë dhe destabilizues

Zëvendëskryeministrja e Kosovës ka treguar pikëpamjen e Kosovës ndaj Serbisë dhe Rusisë në çështjen e agresionit rus gjersa ka përmendur përpjekjet e BE-së, NATO-s dhe Turqisë në sigurinë e rajonit

Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se pozicioni i Kosovës është i qartë në çështjen e agresionit rus, duke shtuar se Rusinë dhe Serbinë, Kosova i sheh si faktorë agresivë dhe destabilizues në rajon.

Në një konferencë për media me homologun e saj turk, Mevlut Çavusoglu, pas takimit të mbrëmshëm, Gërvalla ka thënë se “shpresojë që përpjekjet për ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Turqisë do të ndihmojnë që Serbisë dhe seperatistëve serbë në Bosnje e Hercegovinë t’i pamundësohet që nën hijen e agresonit rus në Ukrainë dhe në ndihmën e Rusisë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore”.

Përveç se ka treguar se Kosova ka mbështetjen e Turqisë në rrugëtimin drejt Aleancës Veri-Atlantike, ministri turk ka treguar se këto dy shtete do të thellojnë edhe më tej lidhjet bilaterale të tyre e veçanërisht, bashkëpunime në arsim dhe tregti.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe Donika Gërvalla

“Çerekun e këtij viti, eksporti i Kosovës është dyfishuar. Nuk mjaftohemi me këtë sepse ne mendojmë që Kosova ka akoma për t’i ofruar Serbisë”, ka thënë ministri turk gjersa ka shtuar se ky bashkëpunim ka bërë që tregtia të rritet deri në 53%.

Para përfundimit të vizitës së tij 5 ditorëshe në vendet e Ballkanit, përgjatë të dielës, pritet që Çavusoglu të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ministri i Jashtëm turk: Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogun me Serbinë

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika