Gjenden mbetjet mortore të një viktime të luftës në Prizren

Në zonën e varrezave në lagjen “Arbana” të Prizrenit janë gjetur mbetje mortore të një indivdi të vrarë në luftën e fundit në Kosovë

Janë gjetur mbetje mortore të një indivdi të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, në zonën e varrezave në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

Kështu ka njoftuar Andin Hoti nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit.

“Pas përfundimit të gërmimeve në Bishtazhin të Gjakovës, në zbatim të Planit të Punës, pas konsultimeve ndërinstitucionale ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen edhe të ekspertëve të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq sot kanë vazhduar me gërmimet në lokacionin e varrezave në lagjen Arbanë të Prizrenit”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka thënë se gërmimet e filluara paradite kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave (mbetjeve mortore) te minimumi një individi, viktimë e luftës, që potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.

Ai ka bërë të ditur se pas zhvarrimit do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Këtë e ka konfirmuar dhe Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit.

“Të martën kanë përfunduar gërmimet në Bishtazhin, dje kemi zhvilluar konsultimet e nevojshme për të vazhduar sot me gërmimet në Arbanë të Prizrenit. Gërmimet sot paradite përfunduan me gjetjen dhe zhvarrosjen e një individi që pas ekzaminimeve të mëtejme mjekoligjore presim të konfirmohet fakti që këto eshtra i përkasin viktimave të luftës që vazhdojnë të jenë në Listën e Personave të zhdukur”, ka thënë Gara.

Gara ka thënë se dhimbja e familjarëve rëndohet me “mungesën e të vërtetës dhe mungesën e drejtësisë”.
“Meqë, Serbia sot e 24 vite në vazhdimësi, ashtu edhe si para 24 viteve, vazhdon me mendësinë kriminale, me mohimin e të vërtetës e drejtësisë dhe glorifikimin e kriminelëve”, ka shkruar ai.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika