Gjendet i vdekur një person në Shillovë të Gjilanit, ku ishte mbyllur për tri ditë në shtëpinë e tij

Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, për të cilën është raportuar nga disa dëshmitarë se nuk kishte dalë nga shtëpia për tri ditë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur më datë 02-04-.08.2024 në Shillovë të Gjilanit.

Po ashtu, sipas njoftimit,  me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, rasti mbetet nën hetime.

“Policia është njoftuar nga dëshmitarët se një mashkull kosovar nuk e kanë parë të ketë dalë nga shtëpia për 3 ditë. Me vendim të prokurorit është hapur me forcë dera e shtëpisë ku viktima është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori, si dhe ekipi i zjarrfikësve që kanë asistuar për tërheqjen e trupit pasi ishte dekompozuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika