Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një grua, e cila ndodhej në shtëpinë e saj në Prizren

Policia e Kosovës

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren.

Policia ka njoftuar se vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërsa, raporti 24-orësh i PK-së ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, derisa policia është duke e hetuar ngjarjen.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika