Gjendja e rëndë e stadiumit, komisioni i FFK-së “mbyll sytë”: Rahoveci – Dinamo luhet në “Jahja Danuza”

Ndeshja mes Rahovecit dhe Dinamos, e vlefshme për xhiron e 17-të në Ligën e Parë, Grupi B, do të zhvillohet në stadiumin “Jahja Danuza” në Rahovec.

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në Facebook.

Megjithatë, ky vendim i Komisionit të Garave, që funksionon në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), duket i çuditshëm.

Për arsye se stadiumi “Jahja Danuza” nuk është në gjendjen e saj më të mirë.

Shkaku i kushteve të stadiumit, Rahoveci këtë sezon disa nga ndeshjet e saj si vendas i ka luajtur në Malishevë dhe Suharekë.

TV Dukagjini ka kontaktuar edhe zyrën për media të FFK-së për këtë çështje, megjithatë nuk ka marrë përgjigje.

Zyra për media e shtëpisë së futbollit kosovar nuk kthen përgjigje për televizionin që një kohë të gjatë.

Rahoveci është e shtata në tabelë me 20 pikë, kurse Dinamo renditet në pozitën e parë me 31 sosh.

Kjo përballje luhet të shtunën me fillim nga ora 13:00.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika