Gjermania: S’ka vend për konflikte, çështja e Kosovës të mos jetë “mollë sherri” për gjithçka

Sipas Deutsche Welle, bazuar në deklaratat e një zyrtari të lartë gjerman, pritjet e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron janë të qarta

Kancelari gjerman, Olaf Scholz





Kosova dhe Serbia, të enjten e tre tetorit, pritet të marrin mesazhe të qarta nga kancelari gjerman Olaf Scholz, dhe presidenti francez Emmanuel Macron, në Samitin në Berlin.

Sipas Deutsche Welle, bazuar në deklaratat e një zyrtari të lartë gjerman, pritjet e Scholz dhe Macron janë të qarta.

“Sot nuk ka më vend për konflikte të tilla, me potencial shpërthyes, siç është ai midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë zyrtari, teksa ka shtuar se “Status quoja është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu që statusi të kthehet në ‘mollë sherri’ për çdo çështje”.

Gjermania dhe Franca aktualisht po bëjnë presion diplomatik që të dyja vendet të pajtohen me propozimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve.

Sipas tij, kjo është arsyeja edhe se përse Gjermania dhe Franca kanë dalë me një plan konkret për dialogun.

Më 10 tetor të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ekziston “një iniciativë franko-gjermane, e cila dëshiron që t’i japë edhe më shumë fuqi (të dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav) Lajçakut, sikurse që i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane”.

Më nëntë tetor, Kurti kishte deklaruar se është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më tetë tetor, kishte thënë se arkitektura e dialogut po ndryshon në esencë.

Kjo për shkak se ‘kemi në tavolinë propozimin e dy fuqive më të mëdha evropiane, Gjermanisë dhe Francës”.

Franca dhe Gjermania, siç ka theksuar ai, kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Për Serbinë, për shkak të Kushtetutës, por jo vetëm për shkak të saj, është e papranueshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe kjo do të bartë pasojat e veta”, ka thënë Vuçiq.

Më nëntë nëntor, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka thënë se deklarata e Vuçiqit rreth ulëses në OKB për Kosovën nuk është e vërtetë, sepse propozimi francezo-gjerman “është i ndërtuar me një qëllim krejtësisht tjetër” dhe “është vetëm bazë për të biseduar”.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika