Grabitja e armatosur në Suharekë, dalin para Gjykatës dy të dyshuarit e arrestuar

Dy të dyshuarit për grabitjen e ndodhur në argjendarinë "Diakos" në Suharekë kanë dalë para Gjykatës së Prizrenit një ditë pas arrestimit të tyre. Prokuroria i akuzon ata për veprën penale të dhënies së ndihmës gjatë grabitjes dhe ka kërkuar një muaj paraburgim për ta

Dy të dyshuarit për grabitjen që ka ndodhur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë kanë dalë para Gjykatës së Prizrenit një ditë pas arrestimit të tyre.

Prokuroria e Prizrenit po i ngarkon me veprën penale – dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.

Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim për dy të dyshuarit.

KALLXO.com merr vesh se të pandehurit janë A.B. dhe F.T.

Ata janë arrestuar në lidhje me grabitjen e armatosur që ka ndodhur në një argjendari në qendër të Suharekës më 22.11.2023.

Vlera e arit të grabitur nga katër të dyshuarit llogaritet të jetë mbi 200 mijë euro.

Mbrëmë, dy persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Dukagjinin se personat e arrestuar nuk janë ata që e kanë kryer grabitjen por ndihmësit e tyre.

Burimet thonë se ata janë nga rrethina e Mitrovicës.

Ndërkohë, këtë informacion për Dukagjinin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Si rezultat i angazhimeve të pandërprera të njësiteve policore dhe si rezultat i hetimeve intensive, është arritur të identifikohen dhe njëherit të arrestohen dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në ndihmë të kryerjes së veprës penale të grabitjes në Suharekë”, ka thënë Kelani.

Tutje ai ka theksuar se “të dyshuarit, tanimë të arrestuar janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme”.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të vazhdojë të kryej hetime intensive, me qëllim të arrestimit të të gjithë personave të dyshuar të përfshirë në rastin e grabitjes në Suharekë dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës të datës 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës.

Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika