Haliti për propozimligjin e Kamberit: Jetike për shqiptarët, kohëve të fundit ka filluar një spastrim etnik me metoda administrative

Gjatë ditës së sotme deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka propozuar ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave. Për këtë, ansambleisti Shpëtim Haliti ka thënë se është jetike për shqiptarët që jetojnë në Preshevë

Ansambleisti Shpëtim Haliti

Ansambleisti, Shpëtim Haliti, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se iniciativa e deputetit Kamberi është jetike për shqiptarët që jetojnë në Preshevë.

“Pasi që dihet që jemi një ndër pakicat më të shtypura në rajon dhe mendoj që edhe në Evropë, ngase dihet që Serbia na diskriminon të drejtat themelore të njeriut si pakicë”, ka thënë Haliti.

Haliti ka thënë se një shqiptari në Preshevë nuk i lejohet ngritja e flamurit kombëtar.

“Kohëve të fundit ka filluar një spastrim etnik me metoda administrative e cila është pasivizimi i adresave që shkon deri tek konfiskimi i dokumenteve personale siç janë letërnjoftimet dhe pasaportet”, ka shtuar ai.

Haliti ka shtuar se për propozimin e ligjit të ri nga deputeti Kamberi presin mbështetje dhe nga faktori ndërkombëtar, derisa ka theksuar se shqiptarëve atje i’u pamundësohet punësimi në institucionet shtetërore të Luginës së Preshevës.

Kujtojmë që deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë ditëve të sotme ka dorëzuar propozimligjin e ri për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.

Kamberi njofton se ky propozimligj përmban dispozitat fundamentale për avancimin e të drejtave dhe lirive individuale e kolektive në përputhje me standardet më të larta.

Ai ka thënë se ndalesa e diskriminimit, avancimi i të drejtave individuale e kolektive, krijimi dhe pozita e avancuar e Këshillave nacionale, janë disa nga risitë që parasheh ky propozim në raport me Ligjin aktual të aprovuar më 2002.

 

 

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika