Haradinaj diskuton për zhvillimet e fundit në vend me Hovenierin, e njofton për takimet që pati në Amerikë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot priti në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, këtë të hënë qëndroi për vizitë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili u prit nga kryetari i aleancës, Ramush Haradinaj.

Kreu i AAK-së njoftoi se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend.

“Ambasadorin Hovenier e falënderova personalisht për angazhimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, në mbështetje të vizitës që realizova në Amerikë. Hovenier e njoftova për temat e diskutimit gjatë takimeve që kisha në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat, ku kërkova që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO”, shkroi ai.

Sipas Haradinajt, aleanca mes dy vendeve është e përjetshme dhe do të punojnë pa ndalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë.

May be an image of 4 people

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika