Hohmann ka dorëzuar raportin e KE-së, Shqipëria partnere e besueshme e BE-së

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Chistiane Hohmann, i ka dorëzuar të enjten e 13 tetorit zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku, raportin vjetor të Komisionit Evropian (KE), për paketën e zgjerimit, raport ky i cili ka theksuar se Shqipëria ka mbajtur partneritet të besueshëm ndaj Bashkimit Evropian





Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Chistiane Hohmann, i ka dorëzuar zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku, raportin vjetor të Komisionit Evropian në të cilin ka theksuar se ky vend ka mbajtur një orientim shumë të qartë, si partnere e besueshme e Bashkimit Evropian.

Tutje Hohmann ka theksuar se raporti ofron udhëzime dhe hapa të duhur që Shqipëria duhet të ndjekë në fazën e re të integrimit.

Sipas saj nevojitet që vendi të ketë një udhëheqje të fortë politike pasi do të jetë nën monitorim të BE-së.

Më pas Balluku ka theksuar që viti 2022 do të mbahet mend si vit historik dhe ka shtuar se në asnjë moment Shqipëria nuk ka pasur iluzione të gabuara në rrugën drejt integrimit.

Sipas saj, raporti i vitit 2022 për Shqipërinë pasqyron njohjen e angazhimit të vazhdueshëm, arritjeve, reformave dhe qëndrueshmërisë së Shqipërisë për të ecur drejt rrugës së BE-së.

““Shqipëria vazhdon rrugën e negociatave dhe ka vazhduar të ruajë fokusin e përgjithshëm në agjendën e BE. Pavarësisht ngërçeve të fundit, administrate jonë e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të përparuar. Shqipëria do të përparojë më shpejt se vendet e tjera të rajonit, kam bindjen”, ka theksuar Balluku.

Sa i përket Raportit për Shqipërinë, KE e ka publikuar atë të mërkurën e 12 tetorit. Në raport është vlerësuar pozitivisht nisma “Ballkani i Hapur”, e iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por që ka hasur në kundërshtime të forta nga Kosova.

“Për sa kohë që nisma e ‘Ballkanit të hapur’ është në përputhje me kuadrin e Tregut të Përbashkët Rajonal, përputhet me standardet e BE-së dhe është plotësisht e hapur dhe gjithëpërfshirëse, është një hap i dobishëm drejt zhvillimit të një tregu të përbashkët midis gjashtë ekonomive të rajonit”, shkruhet në raport.

Raporti për Qeverinë e Shqipërisë ka theksuar se, duhet të përparojë më tej së bashku më opozitën dhe shoqërinë civile.

Ndërkaq, për lirinë e shprehjes në Shqipëri, në raport thuhet se nuk ka ndonjë ndryshim, problemi njëjtë ka qenë edhe vitin e shkuar.

Lidhur me sistemin gjyqësor, raporti i KE-së, vlerëson se Shqipëria ka arritur një përparim përgjithësisht të mirë në aspektin e Drejtësisë.

Sa i përket luftës kundës korrupsionit Shqipëria rezulton të ketë njëfarë shkalle përgatitje. Megjithatë sipas Komisionit, korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz.

Raporti i kushton rëndësi edhe angazhimit të Shqipërisë për ndjekjen e veprave penale dhe dënimeve përfundimtare, që lidhur me këtë vlerëson se Shqipëria ka treguar angazhim për të luftuar prodhimin dhe trafikimin e kanabisit.

Raporti i KE-së për Shqipërinë, theks të veçantë i jep edhe lirisë së shprehjes, që për këtë ka thënë se Shqipëria nuk ka bërë përparim.

“Ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës vazhdoi të pengonte pavarësinë e medias dhe cilësinë e gazetarisë. Dezinformatat duke përfshirë fushatat e shpifjeve janë të përsëritura, veçanërisht në mediat online, vetërregullimi i të cilave duhet të sigurohet. Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar”, shkruhet njëashtu në raport.

Sipas Komisionit Evropian “mbetet e rëndësishme të sigurohet që media të ketë qasje të drejtpërdrejtë dhe transparente në institucionet qeveritare dhe aktivitetet e tyre”.

Po ashtu “veprimtaria rregullatore e Autoritetit për mediat audio-vizive (AMA) duhet të përmirësohet dhe pavarësia dhe burimet e transmetuesit publik duhet të forcohen”.

 





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika