Hovenier: Njohja e Kosovës nga Serbia është një ndër kushtet për anëtarësim në BE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në intervistë ekskluzive për emisionin Debat Plus, është pyetur se kur Kosovën do ta njohë edhe shteti serb, ai nuk është përgjigjur konkretisht, por ka thënë se nëse Serbia dëshiron anëtarësimin në BE, një ndër kushtet e saj është njohja e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i ftuar në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin. Foto 1 mars 2023.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, në intervistën ekskluzive për emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin, ka deklaruar se një ndër kushtet që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE), është njohja e Republikës së Kosovës.

Por, i pyetur se kur do ta njohë shteti serb Kosovën, ai ka thënë se është një pyetje shumë e vështirë, duke shtuar se nuk është i sigurt nëse e di përgjigjen.

“Kjo është pyetje shumë e vështirë dhe nuk jam i sigurt që e di përgjigjen. Vetëm mund të theksoj sërish se pritjet e Shteteve të Bashkuara janë që në afat të gjatë kjo do të duhej të ndodhë. Që në afat të gjatë, ky proces do të jetë me njohje eventuale të ndërsjellë. Unë i besoj Serbisë kur thotë se dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Unë i besoj Bashkimit Evropian kur thotë se dëshirojnë që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por që një ndër kushtet do të jetë njohja e Kosovës dhe mendoj se ne shpresojmë në atë proces dhe fuqishëm inkurajojmë që ai proces do ta mundësojë këtë”, ka deklaruar Hovenier.

Po ashtu, ai gjatë intervistës ka renditur përfitimet që ka Kosova nga marrëveshja me Serbinë në bazë të planit evropian.

Sipas tij, në planin evropian ka një sërë kriteresh që Shtetet e Bashkuara mendojnë se janë shumë në interes të Kosovës, dhe se kjo paraqet ujdinë më të mirë që është e mundur në këtë moment, për ta çuar përpara çështjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lexo më shumë: Çka përfiton Kosova nga plani evropian?- flet ambasadori Hovenier

Më tej, duke përmendur përfitimet e Kosovës nga kjo marrëveshje, ai ka thënë se është e rëndësishme që shteti kosovar t’i ketë këto zotime, pasi, sipas tij, nuk do të ketë më mosmarrëveshje për targat e veturave, pasaporta apo letërnjoftime.

Ambasadori Hovenier, gjithashtu, ka thënë se ShBA do të jetë tejet mbështetëse për zbatimin e marrëveshjes të propozuar nga BE, teksa ka shtuar se kjo marrëveshje nuk është e fundit, por është e përkohshme.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika