Hysa kërkon investigim të pavarur pas sulmit në veri të Kosovës

Diplomati, Ylber Hysa ka thënë se rreth sulmit në veri të Kosovës duhet të bëhet një investigim i pavarur për të zbardhur ngjarjen. Ai ka argumentuar se moszbatimi i marrëveshjeve mes palëve ka sjellë situatën e sulmit terrorist në veri të Kosovës, të cilën ai e vlerësoi si një vepër terroriste në tentim

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa

Diplomati Ylber Hysa, në një lidhje direkte me “Skype” për emisionin “Ballkan Update”, u shpreh se për sulmin në veri të Kosovës duhet të zhvillohet një investigim më i pavarur për ta zbardhur të gjithë ngjarjen të plotë.

“Nëse do të kishte përparim në dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, është një pyetje shumë hipotetike, marrë parasysh edhe një kontekst gjeopolitik, i cili u shpalos gjatë këtyre ditëve, me atë që ndodhi në Nagarno-Karabkh dhe me atë që po ndodh fatkeqësisht në Izrael”, ka thënë Hysa.

Tutje, ai ka theksuar se “ngecja në dialog mund të jetë një shkas i përdorur që moszbatimi i marrëveshjeve të dakorduara, i cili ka rezultuar në intervenime policore në veri dhe ka sjellë një retorikë qoftë nga njëra anë për luftën ndaj krimit dhe qoftë nga ana tjetër të persekutimit të serbëve ishte aty dhe një përpjekje për të arsyetuar atë që ndodhi në Banjskë”.

Gjithashtu, Hysa ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, duke shtuar se moszbatimi i marrëveshjeve mes palëve ka sjellë këtë situatë të sulmit terrorist në veri të Kosovës, e cila sipas tij, ishte një vepër terroriste në tentim.

“Është një agresion klasik, një vepër terroriste në tentim e cila ka involvuar një organizim dhe një strukturë, e cila ka mobilizuar një njësit paraushtarak që ka pasur armatim për një brigadë dhe i cili falë ndërhyrjes të specializuar të policisë së Kosovës është ndërprerë”, vijon ai.

Tutje, ai ka pyetur se “nëse do të kishte pasur sukses ky akt terrorsit, a do të ishte kjo një front i ri në Europë?”.

“Sa i përket presionit për të vazhduar me dialog e kemi parë qëndrimin më të ri të ambasadorit amerikan, Hovenier që kërkon kthimin në dialog. Por, të kemi parasysh se Asociacioni i Komunave serbe të mos ketë kompetenca ekzekutive”, vijon Hysa.

Ndër të tjera, ai ka shprehur skepticizëm nëse Serbia do të ketë sanksione pas gjithë këtyre, duke u shprehur se  “Bruskeli nuk është aq parimor, sidomos një pjesë e saj, kemi dëgjuar minsitrin e jashtëm hungarez, i cili dëshiron të bllokojë çfarëdolloj sanksioni kundër Serbisë. Një tjetër çështje me rëndësi mbetet puna e Milan Radoiçiç”.

“Duhet të bëhet një investigim i pavarur me të gjithë situatën që është krijuar. Pesha se kush qëndron pas sulmit në veri merr peshë shumë më të madhe se më parë dhe duhet të zbardhet”, ka përfunduar Zyba.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika